02 Gusht 2014 |     
 
 
 
Home
   
Misioni
   
Legjislacioni
   
Publikime
   
Vendime
   
Tė reja
   
Kontakt
   
Galeria
 
HOME
Rregullore Organizimit
Rreth Nesh
Cila eshte KSHC
Baza Ligjore
Juridiksioni & Kopetencat
REGJISTROHUNI
PĖRDORUESI
Fjalėkalim
NDRYSHONI FJALĖKALIMIN

MIRESEVINI NE KSHC !


Krijimi i Komisionit të Shërbimit Civil, si një institucion i pavarur në strukturën e shtetit shqiptar, është një arritje e madhe në fushën e reformave institucionale dhe ligjore.
Ky institucion, i pavarur nga Qeveria, ka forcuar dhe do të të forcojë akoma më shumë rolin e tij për garantimin, stabilitetin dhe mbrojtjen e të drejtave të nëpunësve civil, rritjen e vazhdueshme të nivelit të menaxhimit të burimeve njerzore në fushën e shërbimit civil.
Komisioni i Shërbimit Civil ka shërbyer dhe do të shërbejë në konsolidimin, forcimin dhe përsosjen e mëtejshme të administratës publike, të shërbimit civil nga njëra anë dhe në rritjen e garancive ligjore nga ana tjetër.

Strategjia e Komisionit të Shërbimit Civil për realizimin me sukses të reformave, në rradhë të parë është zbatimi me korrektësi dhe përpikmëri i Ligjit nr. 8549, dt. 11.11.1999, "Statusi Nëpunësit Civil", në fushën e mbikqyrjes së menaxhimit të shërbimit civil dhe të shqyrtimit , vlerësimit dhe zgjidhjes së drejtë ligjore të ankesave të nëpunësve civil. Komisioni i Shërbimit Civil do të shërbejë si një garanci institucionale dhe ligjore për një bashkëpunim dhe bashkërendim optimal midis dy funksioneve politik dhe atij publik, duke ruajtur integritetin e secilit nga këto funksione, të cilat i shërbejne të njëjtit qëllim, për një shërbim bashkëkohor sa më të mirë dhe sa më me pak shpenzime ndaj taksapaguesve shqiptarë.
Gjithashtu mbikqyrja e manaxhimit të shërbimit civil ka rezultuar në verifikimin e një numri problematikash, sidomos në zbatimin e ligjit në institucionet e pushtetit vendor dhe në dhënien e rekomandimeve të nevojshme nga KSHC-ja për përmirësimin e gjendjes jo vetëm në njësitë e personelit por edhe në atë qëndror.

Duke përfituar nga rasti dua t'ju siguroj se Komisioni i Sherbimit Civil shërben dhe do të shërbej si një element drejtësie, përgjegjshmërie dhe transparence në fushën e shërbimit civil shqiptar.

Fatmir TAFAJ
KRYETAR
Komisioni i Shërbimit Civil

Tė reja

Raporti Vjetor i KSHC 2013
Raporti Vjetori i Komisionit te Sherbimit Civ...
Vendimi i KSHC-sė, Nr. 27, Dt. 07.11.2013
MBI SHPALLJEN E MUNGESĖS SĖ JURIDIKSIONIT ADM...
Rendi i Dites
Rendi i dites dt.11/07/2013...
Rendi i Dites
Rendi i dites dt.08/07/2013...